‘Youtuber-i’ amerikan shpon 100 puse uji për banorët në Afrikë, merr lavdërime por dhe kritika (fotot)

11/11/2023 21:51

Një video e fundit e komentatorit amerikan MrBeast, ka shkaktuar zhurmë në botën e internetit teksa pretendon se ka ndërtuar 100 puse uji në rajone të ndryshme të Afrikës, duke ndihmuar kështu dhjetra apo qindra mijëra njerëz.

Reagimet për aktin e tij filantropik qe prej publikimit kanë qenë vleresime pozitive por dhe të ngjyrave kritike.

Tashmë impakti i veprimit të MrBeast ka kaluar përtej audiencës së tij në YouTube teksa gazetarë e aktivistë në Kenia kanë lavdëruar përpjekjet për të ndihmuar popullatën dhe vënë në dukje paaftësinë e qeverisë së Kenias, por vetë Donaldson thotë se kjo eshte normale dhe pret kritika që mund të sjellin ndalimin e tij në rrjet.

MrBeast kërkon të krijojë mundësi për ujë për 500,000 njerëz në Kamerun, Kenia, Somali, Uganda, e Zimbabve, që në fakt është diçka e jashtëzakonshme.

Por ne videon e tij 10-minutëshe ai shkon përtej thjesht ndërtimit të puseve, teksa shihet duke bërë donacione bujare në shkolla si mobilje, kompjutera, topa futbolli, drita apo dërrasa të zeza.

Ai merr përsipër gjithashtu të ndërtojë një urë në një fshat të largët, si dhe të dhurojë biçikleta për një fshat në Zimbabve që fëmijët të shkojnë në shkojnë në shkollë.

Shumica e reagimeve sillen rreth një kritike të bërë nga qeveria e Kenias që e bënte të dukej e paaftë, por  MrBeast thotë se e priste dhe se nuk merakoset.

MrBeast, me më shumë se 200 milionë të abonuar në kanalin e tij është tashmë individi më i ndjekur në YouTube, duke fituar vlerësime me veprimet e tij filantropike. Më parë ai ka punuar për sponsorizimin e operacioneve të kataraktit të syrit për rreth 1,000 individë dhe blerjen e gjymtyrëve prostetikë për rreth 2,000 persona të gjymtuar, shkruan rrjeti CNN.

Megjithse kritikët e akuzojnë MrBeast se përfiton individë të dobët për të ardhurat e tij, ai ka thënë se do të vijojë të përdorë platformën për të ndihmuar njerëzit.

Videot e kanë ndihmuar të krijojë një biznes të konsiderueshëm aq sa revista ‘Time magazine’ e shpalli nga njerëzit më me influencë në 2023.

FOTO GALERI
1/2
Ai shihet duke bërë donacione bujare në shkolla si mobilje, kompjutera, topa futbolli, drita apo dërrasa të zeza.

Top Channel