“Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për lirimin e Veliajt”/ Avokati Plarent Ndreca në Top News: Nëse e rrëzon kërkesën, e dërgojmë në Strasburg Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnjë, 80% të tokës në zotërim e kanë të mbjellë me ullinj.
Të ardhurat kryesore fermerët i sigurojnë nga shitja e vajit por edhe e ullinjve për ngrënie. Kushtet ekstreme të motit këtë vit bujqësor kanë ulur ndjeshëm rendimentin. Prodhimi i vajit është në hapat e parë, dhe po shitet është 700 lekë litri, por prodhimi është 40 për qind më pak se vjet.
“Një problem që po haset dhe këtë vit është mungesa e krahut të punës. Fermerët në moshë po mundohen ti vjelin vetë ullinjtë pasi nuk ka punëtore plus dhe ata që janë duan deri në 40 mijë lekë dita pagës që jo të gjithë e kanë mundësin ta paguajnë”, shprehet një fermer.
Pozitive është që fermerët e kanë shitur ndërkohë të gjithë vajin e prodhuar vitin e kaluar të cilin e kishin të magazinuar, shitje kjo për efekt të hapjes së tregut me vendet e rajonit dhe Italinë.
Top Channel