Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi lëvizte i armatosur, me pistoletë gati për qitje.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe krehrin e saj me fishekë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, i riu me iniciale F. N., u kap duke lëvizur në qytet i armatosur.

Nga ana tjetër në gjendje të lirë po hetohen dy vëllezër, 36-vjeçari M. Ll. dhe 41-vjeçari V. Ll., pasi nga kontrollet në banesa iu janë gjetur një armë sportive dhe një sasi fishekësh që posedoheshin pa leje. Të gjitha këto u sekuestruan nga uniformat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel