“Regjimi i babait nuk më ka lënë mbresa”, rrëfehet vajza ‘sekrete’ e Fidel Castros: Nuk e kam pare kurrë si furë atërore, mamaja foli për të deri në frymën e saj të fundit Episodi i fundit i sezonit të parë të “Punë pa teka” ishte i ëmbël.
Kristi Gongo punoi në pastiçerinë “Le Bon”. Ajo pa nga afër si është të punosh një një pastiçeri, me njerëzit që gatuajnë ëmbëlsirat, që ne çmendemi për t’i ngrënë. Ç’do të thotë vërtet të jesh një shef ëmbëlsirash? Si ia bëjnë punonjësit e pastiçerisë që t’ju rezistojnë të gjitha këtyre gjërave të mira? Si arrin të ruajnë linjat mes gjithë sheqerit?
Si arrijnë të ndalen te kafshata e parë e provës, kur mendon se neve lakmitarët e tjerë, na rrëmben shija? Kristi e nisi sfidën nga përgatitja e biskotave deri te pastat e tortat artizanale. Sfida e radhës për të ishte shitja e tyre.
Gjatë shërbimit e kontaktit me klientët, Kristi fitoi edhe bakshishe, ku një prej tyre mbeti aq i kënaqur sa i la 120 lekë ekstra. Duke biseduar me punonjëset e “Le Bon”, kryesisht vajza të reja studente, ato treguan se jo të gjithë klientët janë të sjellshëm edhe respektojnë radhën…
Mirëpo ato, pavarësisht vështirësive edhe ngarkesës që veç punës duhet t’i përgjigjen edhe shkollës, nuk e heqin buzëqeshjen nga fytyra por thanë se “Nuk marrim mbrapsht atë që japim“.
Top Channel