Mediat e Ekuadorit kanë publikuar foton e Arjanit Rizaj i cili nuk i shpëtoi dot breshërive të plumbave që i morën jetën në makinën e tij në Ekuador. 53-vjeçari shqiptar u ekzekutua mbrëmjen e së enjtes, jashtë spitalit Luis Vernaza, në qendër të Guayaquil.

Shqiptari, ndodhej brenda automjetit të tij me targë GSM-2390 kur u sulmua nga dy persona që mbërritën me një motoçikletë.

Bashkëshortja e Arjanitit i tha policisë se ata kishin mbërritur pak minuta më parë në spital për të vizituar një të afërm të shtruar atje.

Gruaja ishte me të afërm të tjerë kur bashkëshorti i saj u vra. Së bashku e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë mbajtur trupin e tij në krahë në urgjencën e spitalit, por aty nuk ia kanë hapur dyert, ndaj është dashur ta çojnë në një klinikë private ku dhe ka ndërruar jetë pak minuta pas shtrimit.” një burim policor shpjegoi për EXTRA.

Në regjistrimet e bëra me celularë nga persona që ndodheshin pranë vendit të sulmit, vërehet ankthi i të afërmve të të huajit në përpjekjet për t’i shpëtuar jetën.

Po i rrjedh gjak deri në vdekje! Kujdesuni për të! Telefononi Policinë!”- dëgjohet në një nga videot.

Bashkëshortja e Arjanitit ka treguar para hetuesve se bashkëshorti i saj nuk punonte pasi ishte pa dokumente, por merrte para nga të afërmit e tij që banojnë në Shqipëri dhe nga një vëlla me banim në Kanada.
Nga 1 janari deri më 10 nëntor, në Guayaquil, Durán dhe Samborondón, janë regjistruar 2,315 vrasje, 1,050 më shumë se në vitin 2022 në të njëjtën periudhë.

Top Channel