Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar sonte në “Më lër të flas”, u testua te “makina e së vërtetës”, teksa moderatori Romeo Veshaj i drejtoi disa pyetje pikante.

I pyetur se cili është “luani i politikës shqiptare” mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Fevziu u përgjigj pa u menduar: Sali Berisha.

Pa hezitim iu përgjigj edhe pyetjes tjetër. Nëse e sheh Grida Dumën, autoren dhe moderatoren e “Top Story” si konkurrente, drejtuesi i “Opionin”, tha: Patjetër që po!

Por, a ia ka ulur “Top Story” shikueshmërinë “Opioninit”, teksa të dy emisionet politikë transmetohet në të njëjtin orar, gazetari tha se nuk e beson një fakt të tillë.

Nuk besoj. Nuk bëj komente, përsa kohë nuk e kemi zyrtare audiencën”, tha ai.

Top Channel