Fqinji ‘mizor’ pret degët që dilnin në anën e tij të kopshtit, i flak sërish në anën tjetër të gardhit (fotot)

11/11/2023 15:48

Një kopshtar ka përçarë opinionin në rrjet me masën drastike të prerjes së bimëve të fqinjit që dilnin në anën e tij të kopshtit, dhe më pas hedhjen e tyre persëri pas gardhit.

Vreshti i luleve të shtëpisë ‘fallopia baldschuanica’ ishte rritur duke kaluar në anën e kopshtit të fqinjit, i cili i kishte paralajmëruar ata më parë për çështjen.

Lulja e njohur në anglisht si “vreshti rus” është ngjitëse e zellshme e mureve dhe shpesh del jashtë kontrollit të kultivuesve.

Luke publikoi videon e veprimit provokativ në rrjet, duke komentuar:

“Fqinjët nga ana tjetër thërrisnin ‘Mos i prek lulet tona’, por ata nuk e dinë se kanë kthyer në xhungël edhe këtu!”.

Megjithse fqinjët mund të mërziten është normalisht brenda ligjit të presësh çdo gjë që hyn në pronën tënde, përveç rasteve kur je në një zonë me “rregulla të veçanta ruajtjeje apo konservimi”.

@justgardens OLD MANS BEARD, this was just too much coming over the fence from the neighbours. I cut it regardless! #garden #gardentok #gardening #overgrownyard #foryou #fyp #satisfying #oddlysatisfying #diy #explore ♬ Rebirth – Lux-Inspira


Disa komenteve kritike ndaj veprimit, Luke i përgjigjej me ironi se pasi i kishte prerë, copat e bimëve më pas i kishte hedhur përsëri në anën e kopshtit të fqinjëve.

Një nga komentuesit në TikTok tha: “Këta janë njerëz arrogantë që nuk të lejojnë të krasitësh rrëmujën e tyre në anën tënde të kopshtit”.

Ndërsa të tjerë ishin të zhgënjyer duke komentuar: “Po lulet dukeshin shumë bukur dhe pse vareshin në anën e tij!?’

Luke u përgjigj sërish duke thënë se shqetësohej për peshën që bimët po ushtronin mbi gardhin e dërrasave.

Vreshti rus shpeshherë përdoret nga kopshtarët për të mbuluar aspkete jo shumë të pëlqyeshme në kopshtin e tyre, si mure gardhe, mure apo kufizime të tjera.

Por në 1 ose dy vjet ai mund të rritet deri në 10 metra si së gjeri e së gjati, dhe njerzit mbeten të zhgënjyer.

Përsëri sipas ligjit në Angli, dikush mund të presë bimët e huaja që dalin në hapësirën e tyre të pronës, por nëse kjo shkakton vdekjen e bimës kryesore, fqinji prerës mban përgjegjësi.

FOTO GALERI
1/3
Lulja e njohur në anglisht si “vreshti rus” është ngjitëse e zellshme e mureve dhe shpesh del jashtë kontrollit të kultivuesve.

Top Channel