Arsyeja rrëqethëse pse miliona skelete gjenden në tunelet e nëndheshme të Parisit (fotot)

11/11/2023 18:10

Parisi njihet si vendi i dashurisë, i dritave e teatrove, por si gjithmonë edhe këtu fshihet një anë e errët, e një të kaluare të errët e të thellë, që duket se gjendet në katakombat e nëndheshme poshtë qytetit.

Poshtë rrugëve elegante të kryeqytetit francez ka kilometra të tëra me tunele të njohura dhe të fshehta të njohura si Katakomba, ku raportohet se gjenden skeletet e rreth gjashtë milionë njerëzve.

Tunelet e frikshme nisin gjarpërimin e tyre rreth 20 metra poshtë sipërfaqes dhe mbulojnë rreth pesë hektarë tokë, ndërsa vetëm një pjesë 1 km e gjate e tyre mund të vizitohet nga turistët.

Historia e katakombeve dhe e teknologjisë së ndërtimit të tyre nuk është e qartë por ajo nis nga fundi shekullit të 18.

Gjatë lulëzimit të hershëm industrial të vendit, ekspertët thonë se Parisi u përfshi gjithashtu nga sëmundje e vdekje, dhe kjo duket se solli mbipopullimin e varrezave të qytetit.

‘Les Innocents’, një nga varrezat më të mëdha në vend, thuhet se nisi të vinte erë të keqe nga trupat e pavarrosur, aq sa shitësit e njohur të parfumeve në qytet nuk po arrinin të shisnin thuajse fare.

Kështu që sipas legjendës, autoritetet urdhëruan mbylljen e Les Innocents dhe të varrezave të tjera të qytetit deh transferimin e trupave nën tokë.

Guroret e braktisura të Tombe-Issoire nisën të zgjeroheshin duke gërrmuar poshtë Parisit për të krijuar vendin e prehjes për të vdekurit.

Të dhënat historike thonë se deri në vitin 1814, varret u zbrazën dhe kockat nisën të depozitoheshin në këto tunele të minierave, të shpërndara në galeritë e tyre.

Në katakomba besohet se gjenden dhe eshtrat e disa figurave të famshme si artisti Charles Perrault, autor i përrallave të famshme si Hirushja, Bukuroshja e Fjetur e Kësulëkuqja.

Sot turistët mund të vizojnë vetëm pak më shumë se 1 km me tunele kockash, por ata më të guximshmit tentojnë të hyjnë në zonat e ndaluara që cilat janë labirinthe të mistershme shumë më të mëdha se ato të lejuara.

Së fundmi bloggerja e rrjetit TikTok, Amanda Rollins paralajmërtonte njerëzit të mos kalojnë përtej zonave të ndaluara të Katakombave, duke dhënë dhe arsyen e frikshme perse.

“Në to ka njerëz që jetojnë aty gjithë kohën, ka një komunitet të fshehtë njerëzish që jetojnë në katakombat,” shpjegon Amanda duke kujtuar eksperiencën e saj në Paris dhe ato që i kishte treguar i dashuri.

Ajo vazhdonte më tej: “Ata nuk duan që turistët të shkojnë atje, qofshin turistë amerikanë apo francezë, kjo është diçka e fshehtë”.

“Nëse ata ju shikojnë atje me hartë dhe elektrik dorë, vijnë e jua marrin, e pastaj largohen me vrap. Kjo është dhe arsyeja pse shumë njerez vijojnë të humbasin në katakombat e Parisit, edhe pse shumicën e rasteve e gjejnë vetë daljen për në sipërfaqe”, shkruan komentuesja e mistershme.

FOTO GALERI
1/7
Tunelet e frikshme nisin gjarpërimin e tyre rreth 20 metra poshtë sipërfaqes dhe mbulojnë rreth pesë hektarë tokë, ndërsa vetëm një pjesë 1 km e gjate e tyre mund të vizitohet

Top Channel