U arrestua në Turqi/ Nisin procedurat për ekstradimin drejt Shqipërisë të shumëkërkuarit Dritan Rexhepi

10/11/2023 14:00

Zyra Qendrore e Interpol Tiranës dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri kanë nisur procedurat për ekstradimin e Dritan Rexhepit në vendin tonë, pas arrestimit në Stamboll.

43-vjeçari ra në pranga si rezultat i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese të disa vendeve partnere dhe Shqipërisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, më datë 26.03.2006, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 06.06.2013, e dënoi me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 26.11.2015, e dënoi me 4 vjet burgim, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose vizave”, në rrethana rënduese dhe “Falsifikimi i vulave i stampave ose formularëve”, në rrethana rënduese.

Kurse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin e datës 31.01.2020, caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, Rexhepi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, më datë 29.09.2011, pasi Gjykata e Apelit Firence, Itali, me vendimin e datës 15.04.2010, e dënoi me 16 vjet e 5 muaj burgim (pjesa e mbetur e dënimit 13 vjet, 8 muaj e 6 ditë burgim), për veprën penale “Grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Dritan Rexhepi, i njohur si “mbreti shqiptar i kokainës”, u arrestua sot në Turqi, ndërsa kishte hyrë përmes aeroportit të Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia.

I shumëkërkuari shqiptar u kap në një vilë luksoze, ndërsa forcat antidrogë gjetën para dhe bizhuteri gjatë operacionit.

Momenti i arrestimit

Kush është Dritan Rexhepi?

Shqiptari më i kërkuar në botë, Dritan (Gramos) Rexhepi, i arratisur nga burgjet e tri shteteve është cilësuar si vrasësi i parë me pagesë në Shqipëri. Ai akuzohet në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Emri i tij lidhet edhe me rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz në janar të 2020, pasi vëllai i tij Astrit Prenga dyshohet se vodhi një sasi të konsiderueshme kokaine në Angli që vinte nga Amerika Latine, dhe që i përkiste pikërisht Rexhepit.  Rexhepi është lideri i një karteli droge, i cili ka trafikuar kokainë me vlerë qindra milionë euro nga Amerika e Jugut në Evropë. Trafiku i Rexhepit i cili nisi në vitin 2014, ndërsa “Kompania Bello”, të cilin ai e drejtonte përbëhej nga 14 banda kriminale shqiptare të përfshira në trafikun e drogës.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës Mitrovicë, 11 nëntor 2025 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës. Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime. Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje.
11/11 07:07
Kuqezinjtë nuk e kanë të lehtë përballë Andorrës, specialistët e parashikimeve e mendojnë një fitore të ngushtë 0-1
11/11 07:00
Shkelja e procedurave për verifikimin e integritetit të gjyqtarit Asim Vokshi, Rakipllari sqaron në Top Story dokumentin me informacionin e klasifikuar
10/11 23:09
“Fokusi ishte në Tiranë, të tjerat u neglizhuan”/ Zgjedhjet në 5 bashki, analistët tregojnë pse dështoi PD: S’mund të dilnin me 3 mijë vota
10/11 22:55
EMRI/ Zbulohet identiteti, ja kush është shqiptari që dyshohet se u lidh dhe u dogj në një makinë në Greqi
10/11 22:46
Emri/ Sherri me thikë në Vlorë, zbulohet identiteti i 30-vjeçarit që ngeli i plagosur, në gjendje kritike për jetën
10/11 22:40
BILETA Portokalli - Bileta