Aktori Elvis Pupa erdhi këtë mbrëmje në “Dancing With The Stars” me një cha cha, nën këngën ritmike të Alban Skënderajt, “Viti 93’”.

Performanca e tij u prit mjaft mirë nga kryetari i jurisë Ilir Shaqiri i cili tha se u surprizua, megjithëse Elvisi duket se u zhgënjye pasi priste vlerësim maksimal. Anëtarët e tjerë të jurisë patën kritika.

Ilir Shaqiri: Më trondite sot. Unë pres javët në vazhdim të ma bësh një spërkatë si ajo e Jorës.

Olta Gixhari: Unë Visi, ngaqë e pash që nuk kërceve, u çova vet të kërceja. Meqe qenkemi sëmurë a do një kështu (i hedh farsoleta).

Visi: Kënga e mrekullueshme e Albanit për ta kërcyer

Lori Bala: 10-tën do ja jepja kësaj këngës, por 10 për cha chën jo Visi

Visi: Humba në bixhoz. Fizikisht nuk kam qenë mirë, por ishallah po shpërthej javës tjetër

Alban Skënderaj: Faleminderit për humorin që na ke dhuruar gjithë këto vite. Të kthehemi të emocionet që mora, e përjetoj ndryshe. Më dhe ndjesi pozitive. Pash sytë e tu dhe u kënaqa.

Valbona Selimllari: E nise me nerva të mëdha, pastaj ta solli humorin Jora. Ke shumë për të bërë, energjia më erdhi. Mua më erdhi kënga, pastaj të tjerat i di vetë. Më çove në 93’.

Çifti mori 31 pikë në total. Nëse doni t’i shtoni shanset, votoni VIP 12.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel