Enxhi Nasufi dhe Silvester realizuan mbrëmjen e sotme në “Dancing With The Stars” një tango argjentinase me këngën “Stoli i trëndafilave”.
Performanca u kritikua nga juria, pasi sipas tyre konkurrentja u përball me probleme teknike gjatë realizimit.
Alban Skënderaj: Kërcimi ishte në nivelin e një profesionisti. Të uroj suksese në rrugëtimin tënd jo vetëm këtu por edhe në karrierën e asaj që ti do të arrish.
Ilir Shaqiri: Mendoj që diçka e mbingarkuar sado e bukur është e mbingarkuar. Është një gjë që ti nuk ia del dot. Disa pasazhe me këmbët i bën disa nuk i bën. Gjithsesi mendoj që je një bishë e vërtetë e “DWTS 2”.
Valbona Selimllari: Ajo që mua më pëlqen është që e ke mbingarkuar sepse ti ia di forcat vetes. Nuk doja që ajo mbingarkesa të ndikonte në performancën e shkëlqyer.
Olta GIxhari: Me gjithë fuqinë që ke e realizove shumë mirë. Por i mungoi ndjesia me partnerin, ishte shumë e shpejtë.
Lori Bala: Është një nga tangot më të vështira që kam parë deri më sot. Shumë e ngarkuar. E gjithë performanca në momentin që ti nuk i çon këmbët deri në fund sepse ritmi i muzikës është shumë i shpejtë. Duhet të rrezikoni aq sa ju mund të dukeni bukur.
Enxhi dhe Silvester u vlerësuan me 44 pikë në total, ndërsa publiku mund të votojë për VIP13.
Top Channel