Gjatë provave në “Dancing With The Stars”, Fifi u përlot me rrëfimin për djalin e saj.

“Nuk dua të flas për djalin, se sa herë flas, njerëzit mendojnë që po viktimizohem”, u shpreh ajo mes lotëve.

Ndërsa pas performancës në skenë, ku së bashku me Gracianon, kërcyen në ritmet e këngës së Alban Skënderaj, “Mbretër pa kurorë”, Olta e këshilloi Fifin të mos bëjë gabimin e saj:

Ilir Shaqiri: Pjesa e parë e koreografisë më pëlqeu shumë. Nuk kuptoj kur zbritët, pse nuk ia fute këmbën Gracianos? Kur u shtrive poshtë, pse e ndalove aksionin?

Olta Gixhari: Djalin ta kesh me jetë dhe të sugjeroj të mos bësh gabimin që kam bërë unë, që të mos flasësh kur ta ndjesh me shpirt.

Lori Bala: Më pëlqeu shumë tango, ishte fiks ajo që preferoj të shoh. Interpretim shumë i mirë, lëvizje të pastra. Komplimentoj Gracionin për portretin që bëri.

Alban Skënderaj: Fifi është një nga artistet me më pak komplekse. Nuk ka frikë të qeshë, nuk ka frikë të qajë. Nuk ka frikë të rrezikojë dhe jo rastësisht, është një kantautore shumë e mirë. Këngën e zbërthyet mjaft mirë me lëvizjet. Urime të dy!

Pesë anëtarët e jurisë e vlerësuan kërcimin e Fifit dhe Gracianos me 44 pikë.

Nëse ju pëlqeu performanca e Fifit dhe Gracianos, merrni celularin dhe votojini me kodin Vip14.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA