Javën e shkuar Olta Gixhari e priti performancën e Eni Shehut me frazën “të çon te burimi e s’të jep ujë”, dhe me kërcimin e sotëm tha se “piva ujë te burimi”.

Pas performancës së Enit i cili kërceu një Quickstep nën ritmin e këngës “Kam nevojë” të Alban Skënderajt, juria ia mori këngës “A kanë ujë ato burime” që u prit me të qeshura nga publiku.

Kërcimi i Enit u prit shumë mirë nga juria, të cilët thanë se doli nga zona e tij e pasigurisë.

Olta Gixhari: Këtë buzëkarajfilja ime e ke qarë sot. Nuk ma dha në bisht të lugës, por piva ujë te burimi sot.

Ilir Shaqiri: Unë mendoj se ti dole sonte nga guaca e pasigurisë, gjë që të ka ndikuar shumë deri tani, Të uroj ta mbash sot këtë pavarësi edhe në netët në vijim.

Alban Skënderaj: Dua të përgëzoj për karrierën tënde të gjatë dhe të qëndrueshme si një profesionist gazetar moderator i mirëfilltë. Jam artist i shpirtit, pash në sytë e ty një dedikim që e përjetove me pasion

Lori: Eni ka dhe një mësuese shumë të mirë.

Valbona: Ujë Oltës i dhe nga guacka dole. Kjo ishte qershia mbi tortë!

Çifti në total mori 45 pikë dhe nëse doni t’i mbështesni, votoni duke dërguar mesazhin VIP 3.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA