Gjatë provave ditore të Ina Kollçakut dhe Eltionit u vu re pakënaqësia e tyre në lidhje me vlerësimin e bërë në “Dancing With The Stars”.

Përpos gjendjes së vështirë shëndetësore, konkurrentja është rikthyer në palestrën e provave. Së bashku me balerinin e saj diskutuan për pikët e vëna nga juria, për të cilat nuk janë dakord.

Eltion: Aman mi goce duke u bërë merak të gjithë.

Ina: Na kapi syri.

Eltion: Ja të përqafoj njëherë se kemi dy ditë pa u parë.

Ina: Si duket ato ditët që kam kërcyer në provat e grupit me temperature dhe nuk mora pikët e mia, më vazhduan dhe vendosa se përpara se të përkeqësoheshin të pushoja, të qetësohem dhe të jem në formë. Dy mendime kisha në kokë, e para thosha pse pikërisht tani që është një gjini latine që nuk e kam kërcyer asnjëherë dhe normalisht do të prezantohem për herë të parë. Dhe e dyta ishte që pse po kërcejmë ne për 10 pikë kur po marrim gjashtë. Tani vërtetë mund të kërcejmë për gjashtë pikë dhe do marrim aq.

Eltion: Puna e pikëve është tjetër muhabet, një histori më vete.

Ina: Duke analizuar të gjithë gjënë, e mendoj si duhet të ndihesh ti në këtë pikë. Këtë djalin që ka pesë jave që po e masakrojnë, për pasojë edhe mua. Si e gjen ky motivimin për të vazhduar provat, që të vijë ta bëjë edhe me mua.

Eltion: Unë nuk iu kundërvura fare, më karakterizon qetësia.

Top Channel