Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe trafik të rënduar mëngjesin e sotëm në Durrës.

Një pjesë e akseve rrugore të qytetit bregdetar, e veçanërisht kryqëzimet kanë qenë nën pushtetin e ujit, duke vështirësuar kalimin për këmbësorët, kryesisht nxënës shkollash dhe qytetarë që nxitojnë drejt vendeve të punës.

Sikurse duket në pamje, prindërit ndihmojnë fëmijët duke i marrë në krahë për të kaluar rrugën e mbuluar nga uji.

Në qytetin e Durrësit në disa rrugë ka prani të ujit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonën rreth stadiumit, Plazhit, Plepa. Në Qendrën Shëndetësore të Njësisë Administrative Sukth ka prani uji brenda ambienteve duke bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët.

Tek “Ura e Dajlanit” si pasojë e bllokimit të pusetës ka prani të madhe të ujit. Në lumin Erzen dhe lumin Ishëm situata paraqitet e qetë. Nga reshjet e orëve të fundit ka një rritje të nivelit por pa rrezik. Puna në të dy Hidrovorët (Hamallaj dhe Porto-Romano) vijon me kapacitet të plotë.

Nuk ka akse rrugore të bllokuara, por në akset e mësipërme qarkullohet me vështirësi.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA