Njihuni me fshatin në Kinë që magjeps turistët në ishullin e braktisur

08/11/2023 08:29

Gjatë dekadave, natyra ka rimarrë një fshat në një ishull të braktisur në Detin e Kinës Lindore

Ashtu si në përrallën e “Bukuroshes së Fjetur”, një shtresë e harlisur bimësh ka mbuluar tërësisht shtëpitë në Houtouwan, një ish-fshat peshkimi në ishullin Shengshan në Detin e Kinës Lindore. Rreth 2,000 njerëz, shumica prej tyre peshkatarë, jetonin dikur në qytetin e vogël të largët dhe të vështirë për t’u aksesuar në bregun shkëmbor të Shengshan, rreth 90 kilometra nga brigjet e Shangait.

I braktisur nga banorët 

Kur puna e tyre e palodhur nuk sillte më para të mjaftueshme, gjithnjë e më shumë banorë braktisën shtëpitë e tyre dhe u larguan në vitet 1990. Largësia e bëri që furnizimi i komunitetit në ishull të jetë shumë i vështirë.

Kthimi në natyrë 

Që atëherë, natyra e ka rifituar gradualisht vendin, duke përzier shtëpizat e zbrazëta, që kalben ngadalë në peizazhin e pyllëzuar bregdetar.

Vetëm një pjesë e vogël e fshatarëve mbetën, shumë pak për të ndaluar natyrën. Në vitin 2018, pesë persona thuhet se kanë jetuar në fshat, pa ujë dhe energji elektrike.

Bimësia unike 

Megjithatë, bimësia unike rreth shtëpive, e stërmbushur kryesisht me dredhkë dhe hardhi, tani tërheq vizitorët e rastit në fshat.

E famshme në Instagram 

Fotografët dhe turistët e kanë bërë vendin një vend të njohur në Instagram. Ndryshe nga vendet e tjera “të humbura”, Houtouwan mund të eksplorohet lirisht. Banorët e fermave tani fitojnë para duke pritur njerëz në udhëtime ditore.

Turistët janë të mirëpritur 

Autoritetet e ishullit fillimisht kërkuan që vendi të lihej vetëm, por tani shprehen se turistët janë të mirëpritur. Përveç platformave të vëzhgimit, në ishull është krijuar edhe akomodim për mysafirët nga bota.

Fshati xhungël 

Kthimi i njerëzve, të paktën gjatë ditës, nuk mund t’i ndalë përpjekjet e natyrës për të rimarrë fshatin. Këto ditë, pjesë të mëdha të Houtouwan janë të arritshme vetëm me ndihmën e një hanxhari.

 

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA