Kim Kardashian di si të tërheqë vëmendjen! E veshur me kristale, ylli duket magjepsëse

08/11/2023 18:45

Kim Kardashian arrin të na surprizojë gjithmonë. 

Këtë herë ylli dukej magjepsëse në dyqanit të ri të Swarovski Fifth Avenue në New York City, gjithashtu si një festë për bashkëpunimin e markës me linjën SKIMS të miliarderes.

Bukuroshja, e cila së fundmi zbuloi koleksionin duke pozuar për një fushatë të mrekullueshme, u paraqit pa sytjena e mbuluar me një rrjetë të stolisur me gurët Swarovski.

Ajo vendosi një fund zinxhir të ngjashëm mbi një palë të brendshme gri të çelët Swarovski X SKIMS me emrat e markave të shkruara. Ylli i realitetit e kombinoi look-un me taka të larta argjendi.

Në poza, Kim dukej tepër joshëse,  një grim të lehtë me ngjyra toke. Në vend të flokëve të saj tipik të gjatë dhe të lëshuar, Kim solli një stil të viteve ’90 të Pamela Anderson me balluke dhe me shumë volum.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA