“Testikuj kafshësh me vaj”, mënyra e pazakontë si Gerti “i vërteton” pëlqimin Saides

07/11/2023 19:20

Saide dhe Serxho shkëmbyen puthje me njëri-tjetrin, por kjo nuk e ndali Gertin të ftonte në një takim katër minutësh konkurrenten.

Gerti e pyeti Saiden nëse do të deklarohet për Serxhon dhe konkurrentja e mohoi një fakt të tillë. Më tej, Gerti shprehu interes për të, madje guxoi më tej, duke zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’i treguar Saides se është i vendosur në pëlqimin e tij ndaj saj.

Kështu, produksioni i serviri konkurrentit tri pije “aspak të shijshme”: sodë, vezë me vaj dhe testikuj me vaj.

Ndonëse Saidja këmbënguli që Gerti mos t’i konsumonte produktet, ai guxoi duke i pirë të trija! Nëse ky veprim i tij ia vlejti për të marrë vëmendjen e Saides, do ta shohim kur konkurrentja të bëjë zgjedhjen e saj për takimin e radhës.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel