Sfinksi i madh mbetet një nga misteret më të mëdha të periudhës egjiptiane.

Një studim i fundit sugjeron se erozioni mund të ketë pasur një ndikim më të madh në krijimin e formacionit, sesa mendohej fillimisht. Monumenti 4500 vjeçar qëndron në Giza përballë piramidës së Khafres. Studimi u botua muajin e kaluar në revistën ‘PHYSICALREVIEW FLUIDS’.

Ideja është se egjiptianët që krijuan sfinksin mund të kenë qenë duke ndërtuar mbi një formacion shkëmbor natyror që me kohën filloi të dukej disi si një sfinks. Studimi sugjeron se kreshtat e shkëmbinjve të rrahur nga era që ngrihen nga toka mund të gërryhen natyrshëm në formacione që i ngjajnë një sfinksi.

Rikujtojmë, se së fundmi arkeologët kanë zbuluar një statujë të ngjashme me Sfinksin dhe mbetjet e një faltoreje në një tempull të lashtë në Egjiptin jugor. Artefaktet u gjetën pranë tempullit Hathor, një nga vendet e lashta më të ruajtura në Egjipt. Sfinksi gëlqeror mendohet se përfaqëson perandorin romak Klaudi. Është shumë më i vogël se Sfinksi i famshëm në Piramidat e Gizës, i cili është 20 metra i lartë.

Artefaktet u gjetën brenda një varri me dy nivele në tempullin e Dendera në provincën Qena, 450 km në jug të kryeqytetit të Kajros. Arkeologët do të studiojnë shenjat në pllakën e gurit, të cilat mund të zbulojnë më shumë informacion mbi identitetin e statujës. Krahas Sfinksit “të gdhendur bukur dhe me saktësi”, arkeologët gjetën gjithashtu një pllakë guri të epokës romake me mbishkrime demotike dhe hieroglife.

Top Channel