Zjarri në zonën e ish-Kombinantit metalurgjik të Elbasanit vazhdon tani prej shumë orësh.

Një ndotje katastrofike është shkaktuar në gjithë qytetin por edhe zonën përreth. Zjarri vazhdon të ketë përmasa të mëdha dhe duket se është shumë i vështirë për tu fikur, raporton gazetarja e Top Channel.

Gjithashtu është shumë i vështirë menaxhimi apo vënia nën kontroll e tij. Pasi e gjithë masa e skrapit e grumbulluar prej disa muajsh vazhdon të digjet.

Zjarri ka hyrë në thellësi dhe është e pamundur të depërtohet nga forcat e zjarrfikësve të Elbasanit. Ekipet e zjarrfikësve së bashku me gjithë mjetet që disponojnë janë ndodhur në vendngjarje që në orën 10 të mëngjesit. Edhe ekipet e zjarrfikësve të bashkive fqinje, po përpiqen të luftojnë flakët.

I gjithë zjarri mendohet se nisi si pasojë e materialeve të djegshme, bateri makinash, vajra dhe materiale të tjera të djegshme që në fillim lëshuan tym dhe më pas zjarri përfshiu gjithë masën e skrapit, duke e bërë të vështirë shuarjen e tij.

Ekspertët thotë që shuarja e zjarrit do të jetë e vështirë dhe mesa duket se do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme.

Top Channel