Kohës për të admiruar unazat e rralla të Saturnit, po i vjen fundi.

Vetëm 18 muaj kanë mbetur përpara se ato të zhduken nga sytë tanë. Është vetë NASA që e konfirmon se vëzhguesit e hapësirës kanë kohë deri në vitin 2025 për të parë strukturat ikonike, para se Saturni të lëvizë duke i kthyer unazat e tij të mëdha në një vijë pothuajse të padukshme. Unazat e famshme të Saturnit janë struktura gjigande që mund të shtrihen 70 mije deri në 140,000 km në disa vende. Por ato janë ndërkohë shumë të holla, e mund të zhduken nga pamja nëse shihen nga anash. Ato nuk do të zhduken megjithatë përgjithmonë do të anojnë drejt Tokës gjatë fazës tjetër të orbitës 29-vjeçare të Saturnit.

Për shkak të një animi në orbitën e tij, Saturni lëkundet pak në pozicionin kundrejt Diellit gjatë periudhës së tij orbitale. Kjo do të thotë se, për një kohë të shkurtër çdo 13,7 deri në 15,7 vjet, Toka e sheh planetin vetëm anash dhe një distancë prej 1.2 miliardë kilometrash,  kjo i bën unazat të zhduken nga vështrimi ynë. Unazat e Saturnit janë anuar poshtë drejt Tokës në një kënd prej 9 gradësh dhe deri në vitin 2024 ky kënd do të reduktohet në vetëm 3.7 gradë. Astronomët nuk do të kenë mundësinë ta shohin përsëri Saturnin nga kjo perspektivë unike deri në tetor të vitit 2038.

Top Channel