Regjisori Vladimir Prifti ndërroi jetë, Osman Mula dhe Bujar Kapexhiu e kujtojnë mes emocionesh

06/11/2023 19:02

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta regjisori i njohur shqiptar, Vladimir Prifti.

Duke lënë pas kujtime të vyera edhe për miqtë, Osman Mula dhe Bujar Kapexhiu e kanë kujtuar pasditen e sotme mes emocionesh në ‘Ftesë në 5’.

“Vladimiri ishte padyshim shumë i zhdërvjelltë, me shumë shaka, me shumë humor, shumë tolerant, pra bënte shaka, por dhe e pranonte shakanë”, është shprehur Bujar Kapexhiu.

Ndërsa Osman Mula ka treguar se si regjisori Vladimir Prifti, përtej vështirësive teknike, arriti të realizojë filmin e parë më regji autobusi, e cila ishte e limituar me gjatësinë e kabullave.

Ai shtoi se regjisori i njohur për figurën artistike nuk toleronte dhe se e mësonte aktorin në sheshxhirim.

Prifti la pas një sërë veprash regjizoriale, që do të kujtohen gjatë edhe pas humbjes së tij, për vlerën e padiskutueshme artistike.

Top Channel