Njerëzit vijojnë të ngatërrojnë yllin e rrjeteve sociale Hasbulla me grupin militant ‘Hezbollah’ (fotot)

06/11/2023 21:41

Hasbulla po përballet me kritika së fundmi në rrjetet sociale pasi vijon të ngatërrohet me grupin militant islamist Hezbollah, që kur rusi i vogël i famshëm e shfaqi veten të mbështjellë me një flamur palestinez.

Hasbik, emri i plotë i të cilit është Hasbulla Magomedovich Magomedov, po merr më shumë klikime në rrjetet sociale prej përdoruesve që e ngatërrojnë atë me grupin e vendit fqinje Libanit,  me konfliktin e rëndë në Rripin e Gazës.

Konfuzioni ka të bëjë me ngjashmërinë e emrit të tij me atë të grupit që fajësohet për sulmin në Izrael më 7 tetor.

Tashmë shumë përdorues tremben se Hasbulla ka depërtuar brenda kufijve të Izraelit, ndërsa të tjerë bëjnë thirrje për shkatërrim të “Hamas edhe Hasbulla”, edhe pse nuk ka asnjë lidhje mes xhuxhmaxhuxhit të famshëm deh grupit libanez të shpallur terrorist.

Disa përdorues të rrjetit X tashmë i përgjigjen komenteve të Hasbulla duke e pyetur se “përse po bombardon në Rripin e Gazës?” pasi ai postoi një foto i mbështjellë me flamurin palestinez.

NJë prje përdoruesve shkruante: “Përse po e sulmon Izraelin nga veriu Hasbulla? Ku i gjete gjithë ato raketa që lëshon?” ndërsa një tjetër shkruante: “Të shkatërrohen Hamasi dhe Hasbulla, njëherë e përgjithmonë.”

Një i tretë në rrjetin X quante “Hamas e Hasbulla” “grupe terroriste” që duan të përhapin konflikt. Por komentet duket se ngatërronin yllin e rrjeteve sociale Hasbulla me partinë islamike libaneze Hezbollah.

Të tjerë thonë se celula terroriste mund të bashkohet tashmë me mercenarët rusë Wagner për të luftuar në Gaza, por duket se komentet janë rezultat i luftës së informacionit dhe hutimit të përgjithshëm që fsheh të vërtetën në rrjetet sociale.

Lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah paralajmëronte se grupi ishte i gatshëm të bënte betejë me ushtrinë superiore të Izraelit, por përsëri përdoruesit e rrjetit nuk arrinin të bënin diferencën.

“Lufta me Hasbullaun dhe me Iranin duket e paevitueshme”, shkruanin disa.

FOTO GALERI
1/3
Tashmë shumë përdorues tremben se Hasbulla ka depërtuar brenda kufijve të Izraelit, ndërsa të tjerë bëjnë thirrje për shkatërrim të "Hamas edhe Hasbulla"

Top Channel