“Lufta civile në Shqipëri”, botohet studimi i Uran Butkës për ngjarjet në vitet 1943-1945

06/11/2023 20:01

“Lufta Civile në Shqipëri 1943-1945” është botimi më i ri i Institutit Historik Lumo Skëndo, me autor Uran Butkën.

Nëpërmjet parashtrimit të dokumenteve të rinj prej arkivave shqiptare dhe të huaja hidhet dritë mbi kuadrin e luftës civile. Sipas autorit shkaku i kësaj luftë ishte çështja e pushtetit të Enver Hoxhës, duke eleminuar faktorët e tjerë politikë.

Sipas autorit shëmbëlltyra e pushtetit bolshevik në Rusi ishin model dhe frymëzim edhe për komunistët shqiptarë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të kryer revolucionin komunist.

Kjo luftë është dokumentuar me mbi 1555 referenca arkivore. Nxitja e reflektimit sipas autorit është një ndër arsyet kryesore për shkrimin e këtij libri. Për ta nxjerrë nga heshtja e për t’u çliruar nga pengjet dhe tabutë e së shkuarës.

Top Channel