Foto/ Bebe Rexha më joshëse se kurrë më parë, pozon me bikini të zeza në pishinë

06/11/2023 18:14

Bebe Rexhën nuk e kemi parë më joshëse se kaq, ndërsa po shijon pushimet në Singapor teksa ndodhet në turne.

Pasi bëri ndalesa në Japoni dhe Tajlandë, artistja me origjinë nga Shqipëria, do të dalë pas pak ditësh në skenën e Singaporit.

Për të ndihmuar në gjendjen e saj, ajo u relaksua pranë pishinës së saj të hoteli, dhe “për të mirën” e 10.8 milionë fansave dhe ndjekësve të saj në Instagram, ylli i popit i ka postuar zhvillimet e dy ditëve të fundit të kohës së lirë në një seri fotosh dhe videosh.

Në disa nga fotot ajo dukej me poza joshëse, e veshur me rroba banje të zeza, në pishinë, ballkon, apo edhe në dhomën e ndenjes. Mund të themi që këngëtarja mesa duket po del nga “frika” e paragjykimeve, pasi shpesh herë është shprehur se ndihet me pasigurt me trupin e saj.

Ajo shihet se po kalon një kohë të mirë me miqtë dhe stafin e saj.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel