Burgoset 23 vjet modelja e rrjetit që joshi dhe prangosi biznesmenin duke e detyruar të luante ‘ruletë ruse’ (fotot)

06/11/2023 16:56

Teksa ai ishte në dush, e reja kishte futur në apartamentin e tij luksoz miqtë e saj që më pas e lidhën, e prangosën dhe e terrorizuan.

Një modele e njohur në rrjet është burgosur për 23 vjet pasi u takua ‘për seks’ me një biznesmen të pasur, por bashkë me bandën e saj e lidhën atë, e torturuan dhe e grabitën, u tha në gjyqin e çështjes.

Abel Landim ishte bërë objekt torturash të ndryshme nga të rinjtë, madje i dashuri i modeles Roani da Silva Sampaio i kishte vënë pistoletën në kokë dhe luante me  “ruletë ruse”.

Sampaio kishte rënë dakord të takohej me Landim në apartamentin e këtij të fundit në Teresina, Brazil, në shkurt 2021.

Teksa ajo i kishte kërkuar të bënte një dush, kishte futur brenda të dashurin Francisco Moises Sousa Batista dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë për të realizuar planin e tyre të sëmurë.

Pasi e kishin prangosur biznesmenin e pasur me fasheta plastike, i dashuri i modeles, Batista e kishte rrahur pa mëshirë dhe me një revolver me dy plumba e terrorizonte për t’i treguar ku gjendeshin sendet me vlerë.

Prokurorët e Teresina thanë se pas fushatës së terrorit Landim ishte dorëzuar duke i treguar bandës paratë dhe sendet me vlerë

Nga pamja e kamerave të sigurisë që u panë në gjyq shihen grabitësit që godasin derën e apartamentit të viktimës së tyre, të armatosur me një pistoletë dhe një automatik.

Por para se të kryenin grabitjen e tyre biznesmeni kishte arritur të lajmëronte policinë që arrestoi në flagrancë modelen dhe të dashurin e saj.

Në gjyqin e 29 tetorit, gjykatësi João Antonio Bittencourt Braga Neto i dha modeles dënimin e rëndë 23 vjet e katër muaj burg.

I dashuri i saj Batista dhe bashkëpunëtori Jean Carlos u burgosën veçmas për 20 vjet, ashtu si dhe anëtari i katërt i bandës Thiago Ruan Martins de Sousa.

FOTO GALERI
4/5
Batista e kishte rrahur pa mëshirë dhe me një revolver me dy plumba e terrorizonte për t’i treguar ku gjendeshin sendet me vlerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA