Sipas informacioneve paraprake rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Karburanti siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, ndodhet mes një qendre banimi.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Rreth një muaj më parë një incident i ngjashëm ka ndodhur në Tiranë në një karburant në rrugën “Sadik Petrela”, ku nga çarja e një tubi gazi, rrezikohej shpërthimi. Edhe ky karburant ndodhej mes pallateve dhe rrezikonte jetën e banorëve të cilët u evakuuan për çështje sigurie.
Top Channel