Që në moshën 6-vjeçare pasion për makinat, Taulanti i zhgënjyer: Të rinjtë sot duan lekun e shpejtë

04/11/2023 18:00

“Punë pa teka” nga Kristi Gongo na solli në vëmendje punën e mekanikëve.

Në servisin e makinave u zbulua si është dita e këtyre njerëzve që i kemi parë gjithmonë me duart me vaj, me plot vegla nëpër xhepa, me erën e karburantit që ju ngjitet nëpër rroba… por që i sheh gjithmonë me pasionin e madh e logjikën e fortë për këto mjete që ata kanë fuqinë t’i zbërthejnë dhe t’i rindërtojnë në çdo moment. Mirëpo gjatë përvojës në këtë punë ka edhe zhgënjime.

Taulanti rrëfen dashurinë për makinat që në moshën 6 vjeçare, por nxjerr në pah nënvlerësimin e shoqërisë për këtë profil pune dhe frymën që përçojnë sot të rinjtë në lidhje me këtë zanat..

Biseda gjatë punës:

Kristi: Shikon ti të rinj që duan të punojnë në këtë zanat?

Mekaniku: Këtu? Jo. Nuk kanë edukatën e punës. Unë kam 17 vite punë, ai kërkon të vijë menjëherë me pagën time.

Kristi: Ka njerëz që e kanë dëshirë?

Mekaniku: Shumë pak njerëz janë në këtë profil pune. Tani duan lekun e shpejtë, të bëhen direkt të pasur.

Kristi: Po ty si të duket? Mendon se vlerësohet si punë?

Mekaniku: Ju duket si punë e rëndomtë. Njerëzit të shohin me një sy thonë: Hë, se çfarë bën!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA