“Mirënjohje ekipeve që menaxhuan situatën e krijuar nga moti i keq”, Rama apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

04/11/2023 12:59

Kryeministri Edi Rama u ka shprehur mirënjohje të gjithë ekipeve të cilët kanë punuar pa reshtur për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar i ditëve të fundit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama u bën apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situates.

“Mirënjohje të gjithë ekipeve që kanë punuar pa reshtur gjatë natës për menaxhimin e situatës së krijuar nga moti i rënduar, ndërsa vazhdojnë të jenë në terren në gjithë vendin për parandalimin e pasojave.

Një apel edhe ndaj qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e situatës duke shtuar kujdesin”- tha Rama.

FOTO GALERI
1/28

Top Channel