Tërmeti “shkund” Nepalin! 150 të vdekur, lëkundje deri në Indi

04/11/2023 10:52

Një tërmet i magnitudës 5.6 goditi perëndimin e Nepalit, duke rrafshuar ndërtesa e duke marrë të paktën 150 jetë njerëzish.

Fuqinë e tij shkatërruese duket e ka amplifikuar më shumë fakti që ishte tërmeti ka qenë shumë pranë sipërfaqes së tokës. Epiqendra ishte në Jajarkot e Rukumin Perëndimor, rreth 500 kilometra larg nga kryeqyteti Katmandu, por lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet në Indinë fqinje, duke përfshirë Delhin.

Zëdhënësi i ushtrisë foli për dhjetëra të plagosur. Spitali i Jajarkotit është i mbushur me të lënduar. Njerëzit i ka pushtuar frika dhe po qëndrojnë jashtë, u shpreh ai.

“Qindra shtëpi qerpici janë dëmtuar krejtësisht, thanë zyrtarë lokalë, të cilët shtojnë se janë angazhuar në maksimum me përpjekjet e shpëtimit dhe të ndihmës. “Tre lëkundje të tjera u ndjenë brenda një ore pas tërmetit dhe shumë njerëz e kanë kaluar pjesën tjetër të natës në ambient të hapur. Unicef ​​Nepal tha se ata ishin duke vlerësuar dëmet dhe përmasat e katastrofës për fëmijët dhe familjet. Kryeministri i Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, mbërriti në zonat e prekura dhe shprehu “keqardhje të thellë” për humbjen e jetëve.

Ai bëri thirrje që sa më shumë persona ti bashkohen përpjekjeve të kërkim-shpëtimit të cilat janë vështirësuar nga rrëshqitjet e dheut dhe bllokimi i rrugëve të nxitura nga tërmeti. Nepali ndodhet përgjatë Himalajeve, ku ka shumë aktivitet sizmik. Në vitin 2015, vendi u përball me dy tërmete shkatërruese në të cilat 9,000 njerëz u vranë dhe 22,309 u plagosën.

Top Channel