Emina Cunmulaj thirrje atdhetarëve të marrin pjesë në Samitin e III të Diasporës shqiptare: Të gjithë në Shqipëri në datat 22-23 nëntor

04/11/2023 13:25

Nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mban më datat 22-23 nëntor 2023 Samitin e III të Diasporës, ndërsa në datën 22 nëntor Ditën Arbëreshe në Tiranë.

Ministri Igli Hasani, përmes video-mesazhit të bukuroshes shqiptare Emina Cunmulaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të bashkohen për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët të vendit. Sipas Hasanit, Diaspora është një vlerë dhe pasuri të kombit.

“Miq të dashur, ja erdhi koha për samitin e tretë të Diasporës në Shqipëri. Ju ftoj të gjithë shqiptarëve të Diasporës që në qoftë se jeni në Tiranë të merrni pjesë në samit në datat 22-23 nëntor.

Por nëse nuk jeni, të udhëtoni drejt Shqipërisë dhe me festimet që po vijnë për ditën e flamurit, ju ftoj të shkoni disa ditë më herët me qëllim që të merrni pjesë në Samitin e Tretë të Diasporës. Ju mirëpresim”- shprehet Cunmulaj.

“Së bashku me Eminën,duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri të kombit ju ftojmë të na bashkoheni për të diskutuar mbi të ardhmen e përbashkët sociale,politike dhe ekonomike të vendit në 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐞̈𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐯𝐞 dhe 𝐒𝐚𝐦𝐢𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐈𝐈𝐈 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐢𝐚𝐬𝐩𝐨𝐫𝐞̈𝐬 në Tiranë, më datat 𝟐𝟐-𝟐𝟑 𝐧𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫”- shkruan Hasani.

Top Channel