Ronaldo Sharka ka mbyllur mbrëmjen e sotme rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”.

Konkurrenti nuk ka arritur të kalojë në fazën tjetër të programit të kërcimit.

Pasi kërceu lëvizje të rastësishme nën tingujt e muzikës pa asnjë koreografi të përgatitur paraprakisht, ai nuk arriti dot të fitojë votat e vlefshme.

Juria preferoi të shpëtonte çiftin Ina-Eltion, të cilët do të vazhdojë garën.

Ndërkohë “Dancing With The Stars” ka rezervuar një surprizë për të gjithë ndjekësit, pasi javën e ardhshme pjesëmarrës në programin e kërcimit do të jetë këngëtari Alban Skënderaj.

Hitet e tij do të kërcehen nga konkurrentët, të cilët do të sjellin në skenë zhanerë të ndryshëm.

Këngët hit të artistit, që kanë rrëmbyer zemrat e publikut, do të vijnë ndryshe të premten e ardhshme në ekranin e Top Channel.

 

Top Channel