Ina Kollçaku dhe partneri i saj Eltioni erdhën me një foxtrot këtë mbrëmje në Dancing With The Stars”.

Komentet e jurisë nuk ishin shumë pozitive për Inën, ndërsa ajo u përfshi në debat.

Iliri: Ke një siluetë për t’u admiruar, problemi është që ti nuk e përdor vetveten si duhet në atë që kërcen, duke nisur nba ngritja e dorës deri tek padjeshka. Jo të të dalin aq defekte në pah se të shkatërrojnë imazhin.

Lori: Mua më pëlqeu performanca.

Olta: Mua Ina më pëlqeu shumë sidomos në zhanerin e saj, të rrinte shumë mirë. Ishit shumë afër si partnerë.

Valbona: Ajo që pashë është se Ina ka punuar shumë me staturën. Më pëlqeu që ke shtuar dhe vështirësuar lëvizjet.

Ata siguruan 26 pikë nga juria, por kjo e preku Inën e cila tha se duket se ka ardhur koha që të largohet.

Ina: Paska ardh momenti që edhe ne të ikim se s’kemi asnjë rritje.

Top Channel