Kultivuesit e ullinjve në Itali dëshmojnë vjelje të dobëta si pasojë e motit ekstrem (fotot)

03/11/2023 19:39

Në këtë kohë të vitit, pemët në tokën e Alan Risolo në Italinë qendrore duhet të ishin të mbushura me ullinj.

Por krizat njëpasnjëshme të motit po shkatërrojnë ngadalë prodhimin tregtinë dhe ushqimin e familjeve, ankohen vendasit.

“Prodhimi ka rënë shumë,” thotë fermeri 43-vjeçar nga Sabina, në veri të Romës duke treguar kokrrat jeshile dhe të zeza të ullinjve.

Zona e njohur prej shekujsh për kodrat e saj të ullinjve, ka pemë qindra e mijëra vjeçare, por ndryshimet e motit po kthehen në sfida serioze.

“Prej vitesh toka jonë po vuan nga këto ndryshime te klimes”, thotë  Risolo për rrjetin AFP, duke cituar stuhitë e forta te shiut, që ndiqen më pas me periudha të gjata nxehtësie e thatësire që shkatërrojnë prodhimin.

Normalisht në kohën e vjeljes së ullinjve ata duhet të ishin me veshur me xhaketa, por sivjet shkundin degët me bluza me mëngë të shkurtra prej motit çuditërisht të ngrohtë.

Zvogëlimi i trishtë i prodhimit nuk vlen vetëm për rajonin Sabina, por thuajse të gjithë rajonet bujqësore qëndrore e veriore të Italisë.

Këtë vit prodhimi kombëtar i ullinjve llogaritet të jetë rreth 290,000 ton, në krahasim me 315,000 në 2022 sipas shoqatës bujqësore Coldiretti të cilët fajësojnë klimën.

Shumica e prodhimit të Risolo shkon në impjantin “OP Latium” ku kokrrat lahen, përzgjidhen e më pas shtypen për të krijuar pastën jeshile dhe më pas vajin e çmuar të ullirit.

Aromat aty janë të mrekullueshme dhe pajisjet të teknologjisë së lartë, por këto përsëri nuk mund të nxjerrin vaj nga prodhimi i munguar që nuk ekziston.

FOTO GALERI
5/7
Aromat aty janë të mrekullueshme dhe pajisjet të teknologjisë së lartë, por këto përsëri nuk mund të nxjerrin vaj nga prodhimi i munguar që nuk ekziston, thone fermeret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA