Plazhet e Brazilit kthehen pikë zhvatje për vizitorët, ja si turistja britanike pagoi 1500 paund për… një qebap 16/04 08:31
Stuhia Ciarán ka goditur Evropën. Pas katastrofës që shkaktoi në Itali ajo mbërriti edhe në Shqipëri.
Dëme materiale janë raportuar në vendin tonë, ndërkohë një efektiv i Policisë Rrugore ka mbetur i plagosur.
Duke sjellë erëra të forta, shi të dendur dhe përmbytje stuhia Ciarán ka shkaktuar dëme të mëdha në disa vende evropiane.
Më shumë se 300 shkolla janë mbyllur në Britaninë e Madhe. Stuhia shkaktoi kaos edhe në Francë, e nuk ka kursyer as Italinë fqinje. Rajonet qendrore e veriore të të Italisë janë në “darën” e motit të keq. Më kritike paraqitet gjendja në Toskanë ku pesë persona kanë humbur jetën e katër të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Top Channel