Fifi dhe partneri i saj Graciano arritën ta përfundojnë me sukses samban, edhe pse ishin çifti i parë që performuan, pas humbjes me sfidën e skuadrave.

Ajo mori komente pozitive nga juria.

Olta: Fifi bëri më shumë hapa se çdo herë tjetër.

Valbona: Ke dal vetë nga kafazi, e pash që ishe ndryshe, energjia jote është gjithmonë, unë nuk e kuptova gabimin. Dite ta fshehësh.

Iliri: Ti e ke zakon kur je në gabimet e tua, ke këtë vesin që bën hapa të tepërt që nuk i përkasin koreografisë, por ti samban e shijove.

Fifi arriti të rrëmbente 31 pikë nga juria e “Dancing With The Stars”.

Nëse doni që Fifi dhe Graciano të vijojnë garën, mund të votoni nga Shqipëria dhe Kosova në numrat  përkatësisht 56666 dhe 55099 duke dërguar me mesazh nurmin dhe mos harroni; mund të votoni nga e gjithë bota në voto.top-channel.tv.

Top Channel