Ekskluzive/ E rëndë në Durrës, i moshuari sulmohet barbarisht nga dy qen! Dërgohet me urgjencë në spital

02/11/2023 15:57

Një person është sulmuar rëndë nga dy qen këtë pasdite në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 13, në zonën e Plazhit. Paraprakisht, raportohet se shtetasi me iniciale H.B., 84 vjeç, ka qenë duke ecur në rrugë, kur dy qentë e llojit “Pit bull” e kanë sulmuar agresivisht, sikurse thonë dëshmitarët.

Menjëherë kanë ndërhyrë banorë të zonës, që janë përpjekur të ndihmojnë të moshuarin, që mbeti i plagosur rëndë.

Ai është dërguar në spitalin e Durrësit, ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Qentë endacakë dhe jo vetëm, bëhen shpesh shqetësim për qytetarët, që duhet të përballen me frikën e sulmeve të papritura.

Më parë, pre e sulmeve nga qentë kanë rënë edhe fëmijët. Një 10-vjeçar u kafshua në vitin 2021 në mënyrë makabre nga një qen endacak. Ai ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e Tiranës, kur një qen agresiv e sulmoi papritur. Një tjetër u sulmua në rrugën “Llambi Bonata”, nga një qen, të cilin pronari e kishte lënë të lirë.

Problem mbetet braktisja ose mungesa e ruajtjes së qenve të rracave të rrezikshme nga pronarët e tyre. Çdo muaj, në bashkitë e vendeve, sidomos në kryeqytet, ka denoncime nga qytetarët, për qentë e braktisur në rrugë të rracave agresive si pitbull, rottweiler, doberman etj, të cilët cilësohen si të rrezikshëm.

Sara Hila/ TCH

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA