Top Channel ka zbardhur detaje të reja mbi situatën e rëndë në Durrës, ku një i moshuar është sulmuar barbarisht nga dy qen.

Nuk është zbuluar ende, sipas Policisë së Durrësit, se të kujt janë qentë që sulmuan të moshuarin i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Durrësit.

Ndërkohë burime zyrtare nga ky spital bëjnë të ditur për Top Channel se i moshuari pasi është trajtuar fillimisht në Urgjencën spitalore është kaluar në repartin e Ortopedisë ku po merr trajtim të specializuar për shkak të dëmtimeve të shumta.

I moshuari u sulmua barbarisht nga dy qen të llojit pitbull, pasditen e sotme, ndërsa po ecte në rrugë, në zonën e Plazhit, siç raportoi ngjarjen Top Channel.  Ai ka marrë plagë të shumta në kokë, duar e pjesë të tjera të trupit. Për momentin, i moshuari deklarohet të jetë jashtë rrezikut për jetën, por mjekët po e mbajnë nën kontroll të vazhdueshëm.

Ndërkohë në lidhje me rastin policia deklaron se po vazhdon hetimet për të gjetur pronarin e tyre.

Top Channel