Robert De Niro në gjyqin e abuzimit me asistenten/ E thirri në 6 të mëngjesit për t’i kruar kurrizin (fotot)

01/11/2023 18:25

Gjyqi i abuzimit i thirrur nga ish-asistentja personale e aktorit të vjetër Robert De Niro po bëhet gjithnjë e më interesant, duke zbuluar sjellje të shumta abuzimi verbal e psikologjik të pretenduara nga e punësuara, për të cilat kërkon $12 milionë dëmshpërblim.

Aktori i filmit Kumbari është prfshirë në një betejë eksplozive me ish-asistenten e tij Graham Chase Robinson, e cila kishte punuar për 11 vjet për Niro dhe hoqi dorë vetëm në vitin 2019.

41-vjeçarja kihste nisur si asistente personale dhe më vonë ishte ngritur në detyre si zv. presidente e agjencisë Canal Productions.

Robinson po padit De Niro për 12 milionë dollarë dëmshpërblim me akuzat e “dëmeve të rënda emocionale dhe të lëndimeve të vazhdueshme”.

Por padia e gruas erdhi vetëm pasi De Niro kishte ngritur ndaj saj padi për vjedhje.

Në akuzat e tij De Niro pretendonte se Robinson kishte transferuar një vlerë prej $450,000 në udhëtime ajrore, nga llogaria e kompanisë te ajo personale.

Robinson akuzon se ish-punëdhënësi i saj e thërriste me emra abuzivë dhe e detyronte t’i zbukuronte pemën e tij te Krishtlindjeve.

Në një mesazh telefonik që u luajt në gjyq, De Niro dëgjohej që i thoshte: “Ti o mjerane nuk i përgjigjesh telefonatave të mia, si guxon? Je e mbaruar, tani do shkarkohesh moj dreq”.

“C’janë këto pisllëqe, ti o mjerane e llastuar, ti nuk tregon respekt për mua? Ik *iu!”

Në të tjera dëshmi aktori kishte marrë në telefon Robinson në 6:30 të mëngjesit që ta ndihmonte të hapte kompjuterin.

Ndërsa në një tjetër rast, Robinson akuzon se ish-pronari i kërkonte t’i kruante kurrizin, të cilën De Niro e ka pranuar.

Robison tha se i sugjeroi që të përdorte mjetin e posaçëm të kruarjen, por aktori 80-vjeçar refuzoi duke thënë se i pëlqente si e bënte ajo.

De Niro pranoi kruarjen e kurrizit por tha se ‘nuk ishte bërë me mungesë respekti’.

Aktori duket se pranonte gjithashtu se i kishte kërkuar Robinson të porosiste për të pije e ushqim në mesnatë.

De Niro dha dje rreth pesë orë dëshmi dhe gjyqi pritet të zgjasë rreth dy javë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA