Sekretari i Jashtëm britanik deklaroi se nuk ka asnjë siguri rreth daljes së shtetasve britanikë nga Gaza, që vijon të bombardohet.
Ka pasur shumë spekulime rreth mundësisë që britanikët të mund të largohen nga Gaza për në Egjipt përmes kalimit Rafah këtë të mërkurë.
Kur u pyet për mundësinë e largimit të mbajtësve të pasaportave britanike, Cleverly u shpreh se gjendja është e vështirë.
“Gjithçka është e vështirë dhe e pasigurt, ne duhet të jemi realistë për këtë. Kemi folur gjerësisht me Egjiptin dhe sigurisht me Izraelin dhe përmes ndërmjetësve i kemi dërguar mesazhe Hamasit”, shtoi ai.
“Nuk është e lehtë dhe nuk ka siguri, por ne nuk do të pushojmë derisa të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar shtetasit britanikë në Gaza”, përfundoi sekretari i Jashtëm britanik.
Top Channel