Kërcënoi dhe ofendoi drejtuesin e Prokurorisë së Beratit, nën hetim 56-vjeçari
01/11/2023 18:35
Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë pasi kërcënoi dhe ofendoi drejtuesin e Prokurorisë së Beratit, në rrethana ende të paqarta.
Autori me iniciale A. Q., banues në Berat, i kreu veprimet mesditën e sotme në ambientet e jashtme të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Fyerja e gjyqtarit” dhe “Kanosja e gjyqtarit”.
Top Channel