Një shpërthim masiv në një kamp refugjatësh në Rripin verior të Gazës ka shkaktuar shumë viktima, sipas autoriteteve atje.
Autoritetet e kontrolluara nga Hamasi fajësuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për shpërthimin. IDF nuk iu përgjigj menjëherë pyetjes së CNN në lidhje me shpërthimin.
Ministria e Brendshme në Gaza raportoi se “20 shtëpi u shkatërruan plotësisht nga bombardimet izraelite që synonin një lagje banimi në Jabalia”, një kamp refugjatësh me popullsi të dendur.
Drejtori i spitalit indonezian të Gazës, Dr. Atef al-Kahlout, tha për CNN se “qindra njerëz të vdekur dhe të plagosur mbërritën në spital. Shumë të tjerë janë ende nën rrënoja.”
“Ajo që shihni është një skenë që askush nuk mund ta imagjinojë: dëshmorë të plagosur, qindra trupa të djegur,” tha Dr. Mohammad alRann i spitalit indonezian, një nga më të mëdhenjtë në Gaza, i cili mori shumë nga viktimat e sulmit. “Pacientët dhe të plagosurit janë në dysheme, shtretër, korridore dhe ambientet e pritjes”.
“Gjithçka që mund të bëjmë është të vazhdojmë t’i marrim. Shumica e lëndimeve janë nga eksplozivët, lëndimet në kokë dhe amputimet.”
Fotot e vendit treguan shumë kratere të mëdhenj në tokë, të rrethuar nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara.
Top Channel