Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se një katastrofë e shëndetit publik është e pashmangshme në Gaza, vendin ku kanë ndodhur sulmet e vazhdueshme nga ushtria izraelite.

“Është një katastrofë e afërt e shëndetit publik që vjen me zhvendosjen masive, mbipopullimin, dëmtimin e infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve”, deklaroi zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Disa ditë pas nisjes së sulmeve më 7 tetor, Izraeli bllokoi të gjitha hyrjet e ushqimeve, ujit dhe karburanteve në Rripin e Gazës. Si pasojë e këtij vendimi banorët janë përballur me mungesa masive, gjithashtu në të njëjtën gjendje janë edhe spitalet me mungesa ilaçesh e energjie.

UNICEF është e shqetësuar për fëmijët në Gaza, pasi rrezikojnë të vdesin nga dehidratimi. Të miturit po sëmuren nga  pirja e ujit të kripur dhe të pisët.

“Vdekjet e foshnjave të shkaktuara nga dehidratimi janë një kërcënim në rritje”, deklaroi zëdhënësi James Elder, teksa shtoi se Gaza ka vetëm 5% të prodhimit të saj normal ditor të ujit.

 

Top Channel