Mbi 5 muaj qëndrim në stacionin hapësinor të Kinës, kthehen në Tokë tre astronautët

31/10/2023 22:20

Tre astronautë kinezë janë kthyer në Tokë pasi kaluan më shumë se pesë muaj në stacionin hapësinor të Kinës.

Të njohur lokalisht si taikonautët, astronautët që ishin pjesë e misionit të Kinës Shenzhou-16 u ulën në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore.

“Kapsula e kthimit e anijes kozmike të drejtuar Shenzhou XVI, që mbante astronautët Jing Haipeng, Zhu Yangzhu dhe Gui Haichao, u ul në vendin e uljes Dongfeng në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës,” tha Stacioni Hapësinor Kinez në X.

Ai shtoi se të tre astronautët, të cilët qëndruan në stacionin hapësinor për 154 ditë, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kthimi i ekuipazhit Shenzhou-16 erdhi pasi anija kozmike e drejtuar nga Shenzhou-17, me tre astronautë të tjerë në bord, u ankorua me sukses në stacionin hapësinor javën e kaluar.

Top Channel