Dyshohet për sulm me raketa në Izrael, plagosen katër persona

31/10/2023 22:52

Katër persona janë lënduar pasi dyshohet se dy raketa goditën Ashdodin, qytetin në jug të Izraelit.

Kjo ngjarje u raportua nga shërbimet izraelite të urgjencës, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar për autorësinë e sulmit.

Një 50-vjeçar u plagos rëndë nga predha dhe tre burra të tjerë mbetën të lënduar nga copat e xhamit që u përhapën si pasojë e shërbimit.

BBC shkruan se katër të plagosurit janë dërguar në spital dhe ekipet e urgjencës po kërkojnë në zonë për të plagosur të tjerë.

Top Channel