Babai zgjohet nga koma dhe s’mban mend për djalin 8-vjeçar që u vra në të njëjtin aksident (fotot)

31/10/2023 15:33

Tetë-vjeçari Mustafa Ahmed u vra në një aksident teksa kalonte rrugën në Greenwich në jug të Londrës ndërsa babai tij Mohamed Mao, 49 vjeç, dhe vëllai 11-vjeçar Ahmed Ahmed, u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Por babai plagosur në aksidentin e motoçikletës u zgjua nga koma me amnezi dhe tragjikisht nuk mbante mend asgjë për djalin e tij 8-vjeçar, i cili ishte vrarë në të njëjtin aksident.

49 vjecari po mbante për dore djalin e tij Mustafa Ahmed teksa kalonin rrugën pranë qendrës islamike të Greenwich kur u goditën brutalisht nga automjeti. I vogli vdiq në vend kurse Mohamed pësoi plagë në kokë dhe thyerje të legenit. Me ta ishte dhe djali tjetër Ahmed Ahmed, i cili pësoi plagë më të lehta.

Familja prej tre personash po kalonin rrugën në semafor rreth orës 19,00 kur ndodhi tragjedia e shkurtit.

Mohamed qëndroi për disa javë në koma dhe kreu disa operacione si dhe terapi për të rifituar të folurën dhe kujtesën.

Kur ai u kthye para disa ditësh në vendin e aksidentit, foli me mediat për tmerrin e aksidentit rikuperimin Ahmed dhe dhimbjen e familjes.

Shoferi i autobusit me origjinë nga Somalia, nuk ka qenë i aftë për punë dhe tani ecën me paterica, ndërsa është duke pritur një tjetër operacion, shkruan rrjeti vendas The Mirror.

“Nuk mbaj mend asgjë çfarë ndodhi atë natë”, thotë ai, duke shtuar se të tjerë i kanë treguar se shoferët kalojnë me shpejtësi ne kete kryqëzim dhe nuk ka kohë të mjaftueshme për këmbësorët.

Mohamed thotë se kujtimi i fundit që ka nga i biri Mustafa është ai i disa ditëve para aksidentit kur dolën për shëtitje në lumin pranë zonës. “Dolëm për shëtitje unë dhe ai, pranë lumit Tamiz se atij i pëlqente aty”, tregon burri.

Mohamed thotë se i treguan për vdekjen e të birit pasi kishte nisur terapinë e rekuperimit nga aksidenti: “Pas terapisë kujtova cili isha, kam humbur shumë gjëra nga kujtesa. Kisha harruar dhe për Mustafain. Pasi e mora veten doktorët më thirrën në një dhomë me gruan, dhe më treguan për atë që ndodhi”.

Ai dhe gruaja Heyfa Akubar, shpresojnë të zhvendosen tashmë në një shtëpi tjetër, me ndihmën e autoriteteve. “Kemi shumë kujtime këtu. Unë nuk mund të jetoj në dhomën e Mustafait, dhe asnjë nga fëmijët, shkoj nganjëherë aty por është shumë e vështirë”.

I pyetur sesi po shkon shërimi i birit tjetër Ahmed, ai thotë: “Ai po rikuperohet, por jo plotësisht, i pëlqen të qëndrojë vetëm, është gjithmonë i heshtur. Më përpara ka qenë i hapur, tani është ndryshe”.

Mohamed thotë se shkon në të njëjtën xhami për lutjet por duhet të shkojë me makinë, ndërsa gruaja e tij Heyfa shkon në një tjetër xhami. /TheMirror/

FOTO GALERI
3/7
Babai tij Mohamed Mao, 49 vjeç, dhe vëllai 11-vjeçar Ahmed Ahmed, u dërguan në spital në gjendje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA