U rrëmbye në festival dhe u tortura lakuriq nga terroristët e Hamasit, gjendet e vdekur 22-vjeçarja gjermane

30/10/2023 11:40

Artistja dhe influencuesja 22-vjeçare izraelite Sunny Luke, u gjet e vdekur pasi u mor peng nga terroristët e Hamasit që nga 7 tetori.

Për më shumë se tre javë, familja e saj shpresonte për një mrekulli. Mëngjesin e sotëm, nëna dhe motra e vajzës përmes mediave gjermane kanë njoftuar për vdekjen e saj.

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit i bëri një postim ngushëllimi X. “Ne jemi të shkatërruar të ndajmë se trupi i 23-vjeçares gjermano-izraelite Sunny Luke është gjetur dhe identifikuar. E rrëmbyer nga një festival muzikor dhe e torturuar  nga terroristët e Hamasit, Sunny përjetoi tmerr të paimagjinueshëm. Mendimet dhe lutjet tona janë me miqtë dhe familjen e Sunny gjatë këtij makthi të paimagjinueshëm”, thuhet në postim.

Terroristët e Hamasit u filmuan duke mbajtur vajzën fatkeqe lakuriq dhe me këmbë të thyera në një makinë pas sulmit në një festival muzikor më 7 tetor. Në atë kohë e reja u identifikua nga tatuazhet e saj, ndërsa raportimet e para thanë se ajo kishte vdekur me terroristët dhe turmën që përdhosnin kufomën e saj.

Nëna e saj, Ricarda Luke, e kishte njohur atë në njërën prej videove, por ajo ishte shpresëdhënëse, duke thënë për mediat ndërkombëtare se kishte informacione se vajza e saj ishte plagosur rëndë dhe ndodhej në një spital në Rripin e Gazës .

Siç raporton gazeta gjermane “Bild”, Sunny Luke konsiderohet si një nga tetë shtetasit gjermanë që u kapën gjatë luftës, sipas autoriteteve gjermane. Luka ishte në festival, e shoqëruar nga i dashuri i saj, shtetas meksikan.

Pasi ra alarmi dhe filloi sulmi i Hamasit, Luka foli me nënën e saj në telefon, duke i thënë se kishte pak vende për t’u fshehur dhe se ajo do të përpiqej të gjente një të tillë. Pastaj ajo u zhduk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA