PISA 2025/ Alarm në arsimin europian, Franca, Gjermania, Holanda e Finlanda në nivelet më të ulëta

19/09/2026 16:12

Rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, PISA 2025, i cili mat aftësinë e 15-vjeçarëve për të zbatuar njohuritë në lexim, matematikë dhe shkenca në situata të jetës reale, tregojnë një rënie alarmuese të performancës në disa prej sistemeve arsimore më të njohura të Europës.

The Guardian thotë se në Francë, Gjermani dhe Holandë, rezultatet kanë arritur nivelet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë. Rënie të ndjeshme janë shënuar edhe në Finlandë, prej dekadash e konsideruar një nga modelet më të suksesshme të arsimit në botë. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka shmangur në masë të madhe këtë tendencë.

Tani, rezulton se në Francë, Gjermani, Holandë dhe Finlandë, pothuajse një në tre 15-vjeçarë nuk zotëron nivelin bazë të aftësive funksionale në lexim dhe matematikë. Ekspertët thonë se pandemia dhe humbjet e të nxënit gjatë saj e përshpejtuan këtë rënie, por problemet janë më të hershme dhe më të thella.

Ndër faktorët e përmendur janë mungesa kronike e mësuesve, ndryshimet e përsëritura të kurrikulave që kanë lënë pas dore aftësitë bazë, pabarazitë sociale dhe ndarja gjithnjë e më e madhe e nxënësve sipas prejardhjes socio-ekonomike. Një tjetër faktor shqetësues është përdorimi intensiv i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale, që sipas ekspertëve ka ndikuar në uljen e përqendrimit dhe në zëvendësimin e leximit të thelluar me konsumimin e shpejtë të përmbajtjeve në ekran. Në të njëjtën kohë, motivimi i nxënësve për të mësuar gjithashtu ka rënë ndjeshëm.

Top Channel