Porsche përgatitet për mbi 4 mijë shkurtime të tjera, Volkswagen nis ristrukturimin e madh të grupit Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi Kongresin për miratimin paraprak të paketës, e cila përfshin disa lloje raketash, sisteme lëshimi, radarë kundër dronëve dhe pajisje të tjera ushtarake.
Marrëveshja duhet të marrë ende miratimin përfundimtar të Kongresit amerikan. Sipas Departamentit të Shtetit, nëse blerja realizohet, ajo do të financohet përmes kontributeve të vendeve evropiane dhe fondeve amerikane për ndihmën ushtarake të miratuara gjatë administratës së Joe Biden.
Presidenti Donald Trump ka kërkuar që vendet evropiane të marrin përsipër një pjesë më të madhe të kostos së mbështetjes për Ukrainën. Paketa e re vjen në një moment kur mbrojtja ajrore ukrainase po përballet me mungesë municionesh, ndërsa sulmet ruse ndaj Kievit dhe zonave të tjera janë intensifikuar.
Në të njëjtën kohë, përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës mbeten të bllokuara nga mosmarrëveshjet për territorin. Ukraina kërkon ngrirjen e konfliktit përgjatë vijës aktuale të frontit, ndërsa Rusia pretendon kontrollin e plotë të rajonit të Donetskut.
Top Channel