Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka konsideruar si “propagandë mizore psikologjike” një video ku Hamasi pretendon se janë tre pengje që ndodhen në Gaza.
BBC raporton se në postimin e tij lideri izraelit në “X” përmend edhe emrat e pengjeve, duke shkruar:
“I drejtohem Elena Trupanov, Daniel Alonit dhe Rimon Kirshtit të cilët u rrëmbyen nga Hamasi që kryen krime lufte. Ju përqafoj. Zemrat tona janë me ju dhe të rrëmbyerit e tjerë. Ne po bëjmë gjithçka për të sjellë në shtëpi të gjithë të rrëmbyerit dhe të zhdukurit”.
אני פונה לילנה טרופנוב, דניאל אלוני ורימון קירשט שנחטפו על ידי החמאס שמבצע פשעי מלחמה:
אני מחבק אתכן. ליבנו אתכן ועם שאר החטופים.
אנו עושים הכל כדי להחזיר את כל החטופים והנעדרים הביתה.
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 30, 2023
Për të ndjekur më shumë detaje rreth këtij lajmi klikoni: Hamasi publikon videon: Tri gratë e rrëmbyera më 7 tetor! I bëjnë thirrje Netanyahut
Top Channel